Chelsea ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Interit, Cesare Casadei.
19-vjeçari është prezantuar të premten te Chelsea dhe me ekipin anglez ka firmosur kontratë gjashtëvjeçare.
Chelsea nuk ka publikuar detajet e marrëveshjes me Interin, por raportohet se për Casadein ka paguar 20 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.
Casadei vlerësohet si talent i madh, por nuk e ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë të Interit. Sezonin e shkuar, Casadei ka shënuar 17 gola dhe ka bërë asistime për ekipin e juniorëve të Interit.