Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea dyfishon ofertën për talentin italian

Te Chelsea nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga mesfushori i talentuar Cesare Casadei, raporton “Daily Mail” të hënën.

Bëhet e ditur se Chelsea i ka ofruar Interit 14 milionë euro, dyfish më shumë se oferta e parë e refuzuar, për ta bindur në lirimin e 19-vjeçarit.

Casadei po vlerësohet lart dhe po shihet si talent i së ardhmes, ndonëse ende nuk ka debutuar me ekipin e parë të Interit. Ai sezonin e shkuar shënoi 13 gola në 29 paraqitje për ekipin e juniorëve të Interit. Për ta lënë të lirë Casadein, Interi po kërkon 20 milionë euro dhe Chelsea po shpreson që me ofertën e fundit do t’i sigurojë shërbimet e tij. Megjithatë, në garë për shërbimet e futbollistit italian është edhe ekipi nga Ligue 1, Nice.