Massimiliano Allegri ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta përforcojë skuadrën për sezonin e ri në disa reparte.
Sipas “Tuttosport”, trajneri italian e ka identifikuar Milan Skrinarin e Interit si përforcim ideal për fazën e mbrojtjes.
Skirniar po shihet si zëvendësues ideal i Giorgio Chiellinit që do të largohet në fund të sezonit.
“Zonja e Vjetër” është e gatshme ta dërgojë një ofertë të majme në drejtim të Interit për ta bindur për ta liruar lojtarin.
27-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2023.