Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi po negocion me Skriniarin për kontratë të re

Interi po negocion me Skriniarin për kontratë të re. Drejtori sportiv i Interit, Giuseppe Marotta ka thënë se do të mundohen ta bindin mbrojtësin për të qëndruar edhe më gjatë në Milano.

“Ne jemi duke negociuar me Skrinarin. Ai meriton të jetë pjesë e së tashmes dhe të ardhmes tonë. Unë jam gjithmonë optimist në jetë. Ne mund të bëjmë shumë, por nuk mund të bëjmë të pamundurën. Shpresojmë t arrijmë një përfundim së shpejti”, ka thënë Moratta.

Sllovaku 27-vjeçar me Interin ka kontratë deri në fund të sezonit aktual. Ai po kërkohet nga PSG-ja, Arsenali dhe Chelsea.