Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi i ofron kontratë të re Skriniarit

Milan Skrinari, inter milan, sport, futboll, koha, 17 prill

Interi po kërkon të rinovojë kontratën me Milan Skrinarin. Mbrojtësi sllovak ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit për vazhdim të kontratës që i skadon në vitin 2023.

Sipas “Calciomercatos”, drejtuesit e klubit italian i kanë ofruar lojtarit kontratë katërvjeçare me pagë prej pesë milionë eurosh në vit, për ta bindur të mbetet në skuadër.

Trajneri Simone Inzaghi ua ka bërë të ditur krerëve të klubit se llogarit në shërbimet e 27-vjeçarit.

Skriniar është pajtuar parimisht me kushtet e ofruara dhe shumë shpejt pritet ta rinovojë kontratën me Interin.

Skriniar këtë edicion ka luajtur 40 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar katër gola.