Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Interi besojnë se Skriniari do të mbetet pjesë e klubit

Milan Skrinari, inter milan, sport, futboll, koha, 17 prill

Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, ka besim se Milan Skriniar do të nënshkruajë kontratë të re para se të nisë Kupa e Botës në Katar. Botërori nis më 20 nëntor, ndërsa për mbrojtësin sllovak është raportuar së fundi se mund të largohet nga Interi për ta vazhduar karrierën në Premier League apo në Francë te PSG-ja.

“Vlera e Skriniarit është superlative, brenda dhe jashtë fushës, kështu që unë jam shumë optimist se mund të arrijmë një përfundim të këtyre negociatave deri më 13 nëntor. Kemi disa shenja shumë pozitive”, ka thënë Moratta për “Sky Italy”.

27-vjeçari me Interin ka kontratë deri në vitin 2023.

Artikuj të ngjashëm