Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit Marco Asensio, i cili pritet të largohet nga skuadra e Real Madridit këtë verë, ka njoftuar “El Chiringuito” të mërkurrën.
Bëhet e ditur se drejtuesit e Juventusit tashmë kanë kontaktuar Realin në lidhje me transferimin e Asensios. Asensio është i gatshëm të largohet nga Real Madridi dhe ekipi italian po përgatit një ofertë prej 35 milionë eurosh për transferimin e tij. Mesfushori 25-vjeçar ka kontratë me Realin deri në vitin 2023 kurse këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asistime në 42 paraqitje.