Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Juventusi pas Asensios

Konkurrenca për shërbimet e Marco Asensios po shtohet gjithnjë e më shumë. Së fundi, në garë për transferimin e spanjollit është futur edhe Juventusi, ka raportuar “Fichajes” të hënën.

Raportohet se Juventusi është i gatshëm t’i paguajë Real Madridit 30 milionë euro për ta siguruar Asension gjatë kësaj vere.

Asensio do të largohet nga Reali, ndërsa te Juventusi po shihet si zëvendësim i duhur për Paulo Dybalan që në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë.

26-vjeçari ka kontratë me Realin deri vitin e ardhshëm, ndërsa këtë edicion ka shënuar dhjetë gola në 35 ndeshje.

Pos Juventusit, interesim për Asension kanë shfaqur edhe Tottenhami e Milani.