Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi në garë për Kovaçiqin

Skuadra e Juventusit është futur në garë për mesfushorin e Real Madridit, kroatin Mateo Kovaçiq, ka njoftuar gazeta spanjolle “Marca”.

Kovaçiq, 24-vjeçar, te Juventusi shihet si përforcim ideal për mesfushën dhe pëlqehet nga trajneri Massimiliano Allegri.

Kroati pritet të largohet nga Reali gjatë kësaj vere dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Ai në edicionin e fundit ka regjistruar 36 paraqitje në të gjitha garat me Realin dhe ka kontratë deri në vitin 2021.

Kovaçiq që po kërkohet edhe nga skuadrat tjera të Evropës, ka 39 paraqitje me Përfaqësuesen e Kroacisë.

Ai është pjesë e Realit prej vitit 2015 kur u transferua nga Interi.

Artikuj të ngjashëm