Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi kërkon Xhekon

Foto: Reuters

Edin Xheko mund të transferohet te Juventusi. Interesim për sulmuesin e përfaqësueses së Bosnjës-Hercegovinës, ka shprehur trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Andrea Pirlo.

Xheko është pjesë e Romës, skuadër me të cilën ka kontratë deri në verën e vitit 2022.

Te Roma u transferua në vitin 2016 nga Manchester City, derisa më herët karrierë ka bërë edhe në Gjermani, Çeki dhe Bosnjë.