Juventusi po planifikon ta përforcojë ekipin për edicionin e ri. Sipas “Tuttosport”, krerët e klubit dëshirojnë t’i sjellin në Torino dy lojtarë.
Arkadiusz Milik dhe Memphis Depay janë dëshirat e trajnerit Andrea Pirlo.
Sulmuesi Milik, që është i huazuar nga Napoli, te Marseielle mund të largohet si futbollist i lirë, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.
Edhe sulmuesi i Lyonit, Mephis Depay, mund të largohet si lojtar i lirë pasi i përfundon kontrata në verë.
Për Depayn interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe Barcelona.
Artikuj të ngjashëm