Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi gati për Eriksenin

Foto: Reuters

Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen, pritet të jetë përforcim i Juventusit në fund të këtij edicioni, ka shkruar të martën e përditshmja “Gazzetta dello Sport”.

Drejtuesit e Juventusit së shpejti do të nisin negociatat me Eriksenin, i cili prej janarit të vitit të ardhshëm do të jetë i lirë për të biseduar me ekipet e tjera.

Eriksen së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Tottenhamin, pasi është i vendosur të largohet në fund të këtij edicioni si futbollist i lirë, transmeton Koha Ditore. Ai te Juventusi shihet si përforcim i duhur për edicionin e ri dhe ekipi italian po i bën gati kontratën katërvjeçare për ta joshur danezin.

27-vjeçari këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar njëherë në 15 ndeshje për Tottenhamin, të cilit ekip iu bashkua në vitin 2013 nga Ajaxi.

Artikuj të ngjashëm