E ardhmja e Christian Eriksenit te Tottenhami vazhdon të mbetet në dyshim.
Mesfushori danez nuk ka pranuar ende vazhdimin e kontratës, transmeton KTV.
Këtë situatë, sipas mediave italiane, po mundohet ta shfrytëzojë Juventusi, për ta bindur lojtarin të transferohet në Torino.
Eriksen është në vitin e fundit të kontratës së tij me Tottenhamin dhe do të largohet si futbollist i lirë.
Përveç Juventusit, interesim për Eriksenin ka shprehur edhe Real Madridi dhe Manchester United.