Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eriksen nuk do të largohet nga Tottenhami, pavarësisht se dëshiron

Mesfushori i Tottenham, Christian Eriksen tani duket i sigurt se do të mbetë në klubin anglez pavarësisht se e pranoi hapur ditë më parë dëshirën për tu larguar drejt Realit ose Barcelonës.

Daily Mail raporton se tani shpresat e danezit për tu larguar janë shuar, pasi asnjëri prej skuadrave të interesuara për të nuk kanë arritur marrëveshje me klubin e Tottenhamit.

Eriksen është në vitin e fundit të kontratës me skuadrën angleze, dhe në fund të këtij sezoni mund të largohet si lojtar i lirë.kp