Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eriksen i frustruar që mbeti te Tottenhami

Foto: Reuters

Mesfushori danez Christian Eriksen ka mbetur i zhgënjyer që nuk ka arritur të largohet nga skuadra e Tottenhamit gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mediumet daneze të martën kanë shkruar se Eriksen kishte pritur që Tottenhami ta pranoj kërkesën e tij për largim kur ka kërkuar një gjë të tillë, transmeton Koha Ditore.

Megjithatë, pasi një gjë e tillë nuk u realizua, Eriksen do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij edicioni, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin nga Londra, pjesë e të cilit është prej vitit 2013.

Mesfushori 27-vjeçar, deri më tani ka regjistruar mbi 200 paraqitje për Tottenhamin dhe ka realizuar 50 gola në të gjitha garat. Ai para Tottenhamit, ka bërë karrierë edhe te skuadra e Ajaxit.