Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eriksen vendos të largohet nga Tottenhami

Christian Eriksen do të largohet nga Tottenhami përfundimisht në fund të këtij edicioni, pasi mesfushori danez ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Kjo është hera e tretë që Eriksen ka refuzuar rinovimin me Tottenhamin, pavarësisht paralajmërimit se mund të mbetet jashtë formacionit bazë, transmeton Koha Ditore.

Në fakt, Eriksen prej janarit të vitit të ardhshëm është i lirë të negociojë me skuadrat tjera, pasi në radhët e tyre mund të transferohet si lojtar i lirë në fund të këtij edicioni.

27-vjeçari, këtë edicion ka dy gola e poaq asistime në 16 ndeshje te Tottenhami në të gjitha garat. Ai është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2013 kur u transferua nga Ajaxi për 18 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm