Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi favorit për të nënshkruar me Di Marian

Juventusi ka kontaktuar menaxherin e e anësorit të Paris Saint-Germain, Angel Di Maria, sipas “Gianluca Di Marzios”

34-vjeçari do të largohet nga parisienët në fund të sezonit pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Juventusi thuhet se po udhëheq garën për t’i siguruar shërbimet e argjentinasit këtë verë.

Për Di Marian interesim kanë shprehur edhe Interi, Atletico Madridi dhe Benfica.

34-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar tre gola dhe ka bërë shtatë asistime.