Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi i bën ofertë zyrtare Di Marias

Skuadra e Juventusit është në negociata intensive me Angel Di Marian, konfirmon “Goal” të hënën. Bëhet e ditur se Juventusi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Di Marias, i cili në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë.

34-vjeçari do të largohet nga Paris Saint-Germaini, pasi klubi francez ka vendosur që të mos e aktivizojë opsionin e rinovimit të kontratës edhe për një vit. Thuhet se Juventusi i ka ofruar Di Marias kontratë njëvjeçare dhe po diskutojnë për opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, po e sheh Di Marian si lojtar të rëndësishëm për ekipin e tij duke u bazuar në përvojën e argjentinasit. Këtë edicion, Di Maria ka tre gola e shtatë asistime në 27 paraqitje për PSG-në.

Ai është pjesë e Parisit prej vitit 2015, kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Manchester Unitedi e Benfica.