Kampioni i Italisë, Juventusi është i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Celticut, francezin Odsonne Edouard kanë raportuar të enjten mediumet italiane.
Drejtuesit e Juventusit po synojnë transferimin e Edouardit në janar pas paraqitjeve të mira të sulmuesit 22-vjeçar këtë edicion.
Ai te këtë edicion ka shënuar nëntë gola në 20 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën skoceze. Edouard ka kontratë me Celticun deri në vitin 2022 kurse ka qenë edhe pjesë e skuadrave franceze si PSG e Toulouse.
Kartoni i Edouardit, aktualisht vlerësohet rreth 15 milionë.