Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi e bën zgjedhjen për krahun e djathtë

Juventusi e ka kthyer fokusin te mbrojtësi i djathtë i Valencias, Joao Cancelo, duke u larguar nga interesimi për Serge Aurier dhe Danilo.

“Bianconerët” kanë nevojë për zëvendësuesin e Dani Alvesit, i cili e ndërpreu kontratën me “Zonjën e Vjetër” pas një sezoni dhe është shumë afër transferimit te Manchester City.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Danilo i Real Madridit dhe talenti i Paris Saint-Germain, Aurier, kanë qenë dy synimet kryesore të Juventusit, por tani situata ka ndryshuar, transmeton KTV.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Cancelo tani është pista më e fundit ku është drejtuar Juventusi, derisa çmimi i 23-vjeçarit sillet rreth 25 mln euro. Cancelo luan për përfaqësuesen e Portugalisë dhe ka shënuar tre gola në katër paraqitje me ekipin e parë.

Valencia e bleu Cancelon nga Benfica dy vite më parë për 15 mln euro.