Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Joan Jordan, shihet si transferim adekuat te “bianconerët”

Juventusi është duke e kthyer vëmendjen te mesfushori i Sevillas, Joan Jordan, ndërsa çmimi i tij është së paku 25 milionë euro.

“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të shtunën gjatë ditës se “bianconerët” po e shikojnë atë si përforcim adekuat për edicionin e ardhshëm.

Jordan shihet edhe si zëvendësues i Adrien Rabiotit dhe Aaron Ramseyt të cilët me shumë gjasë do të largohen nga klubi këtë verë.

Jordan është 26-vjeçar, ndërsa pas paraqitjeve të mira me Eibarin, u transferua te Sevilla për 14 milionë euro në verën e vitit 2019.

Ai ka shënuar dy gola në 41 ndeshje garuese në edicionin aktual.