Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali me ofertë për Jordanin

Skuadra e Arsenalit po bën gati ofertën për mesfushorin e Sevillas, Joan Jordan që pritet të largohet nga ekipi spanjoll muajin tjetër.

“Sky Sports” ka raportuar se Arsenali është i gatshëm të paguajë rreth 50 milionë euro për 26-vjeçarin, i cili ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 60 milionë eurosh. Jordan që luan si mesfushor defensiv, këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Sevilla dhe po pëlqehet shumë nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta. Spanjolli 26-vjeçar, që ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2023, ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat. Jordan iu bashkua Sevillas vitin e shkuar nga Eibari për 14 milionë euro kurse ka luajtur edhe te Eibari, Espanyoli e Real Valladolidi.

Artikuj të ngjashëm