Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali ofron 25 mln për sulmuesin spanjoll

Skuadra e Arsenalit po synon transferimin e një sulmuesi në afatin kalimtar të këtij muaji. “The Sun” raporton të enjten se Arsenali i ka bërë ofertë zyrtare Getafes për sulmuesin Borja Mayoral. Mësohet se Arsenali ka ofruar 25 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit, i cili po pëlqehet nga trajneri Mikel Arteta.

Mayoral ka treguar paraqitje të mira këtë edicion, ku ka shënuar 14 gola në 22 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Getafen. Ai është pjesë e Getafes prej vitit 2022 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Megjithatë, klubi spanjoll po kërkon të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin. Mayoral, gjithashtu karrierë ka bërë edhe te Real Madridi, Roma, Levante e Ëolfsburgu.