Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jese shkëput kontratën me PSG-në

Sulmuesi spanjoll Jese është larguar nga Paris Saint-Germaini. Kontrata e 27-vjeçarit me klubin e Ligue 1 është shkëputur me marrëveshje bilaterale.

Sulmuesi 27-vjeçar është huazuar në katër klube të ndryshme që kur iu bashkua Parisit nga Real Madridi në vitin 2016. Ai ka shënuar dy gola në 18 ndeshje për PSG-në, duke e fituar titullin e Ligue 1 në vitin 2020 dhe Kupën e Ligës në vitin 2017.

“Paris Saint-Germaini dhe Jese janë pajtuar për shkëputjen e kontratës, që ishte e paraparë të skadonte më 30 qershor të vitit 2021”, njofton faqja zyrtare e klubit francez.

Artikuj të ngjashëm