Mbrojtësi Sergio Ramos do të largohet nga Paris Saint-Germaini pas vetëm një sezoni, ka raportuar “Marca”.
Krerët e Parisit ia kanë bërë me dije Ramosit se nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm. Te PSG-ja janë lodhur prej lëndimeve të shumta të 36-vjeçarit, i cili këtë sezon ka vetëm nëntë paraqitje dhe dy gola të shënuar në të gjitha garat.
Ramos para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Parisit si lojtar i lirë nga Real Madridi dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2023.
Në rast të largimit nga PSG-ja, Ramos pritet që karrierën ta vazhdojë në SHBA.
Artikuj të ngjashëm