Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jedinak çon Australinë në Botëror me “hat-trick” ndaj Hondurasit

Kombëtarja australiane ka triumfuar në ndeshjen e kthimit ndaj Hondurasit, për të siguruar kualifikimin në Botëror.

Australia bëhet kombëtarja e 31-të që kualifikohet në Kupën e Botës, pas fitores 3:1 ndaj Hondurasit.

Ndeshja e parë e zhvilluar para pak ditësh ishte mbyllur pa gola, ndërsa në këtë të kthimit australianët treguan forcën e tyre.

Të gjitha golat e kësaj sfide erdhën në pjesën e dytë të takimit, transmeton kp.

Mile Jedinak ishte hero i australianëve me “hat-trick” të realizuar, dy prej të cilave nga penalltia. Ndërsa golin e nderit për Hondurasin e realizoi Alberto Elis në minutën e 94-të, por që vlen vetëm për statistika.