Futbollistët e Holandës i kanë shënuar plot gjashtë gola në ndeshjen e fundit kualifikuese për “Euro 2024”. Holanda të martën mbrëma mposhti Gjibraltarin me rezultatin 6:0.
Holanda është kualifikuar si e dyta në Grupin B me 18 pikë.
Calvin Stengs shënoi “hat-trick”. Ai realizoi në minutën e 10-të, 50-të dhe 62-të, ndërsa tri golat tjerë i realizuan Mats Wieffer në minutnë e 23-të, Teun Koopmeiners në minutën e 38-të dhe Cody Gakpo në minutën e 81-të.
Gjibraltari e mbylli pa pikë ciklin kualifikues.