Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Holanda me fitore shumë të rëndësishme

Holanda ka shënuar fitore të vështirë por shumë të vlefshme ndaj Greqisë. Të hënën mbrëma në Athinë, Holanda fitoi 1:0. Golin e vetëm e shënoi Virgil van Dijk në minutën e 93-të nga pika e bardhë.

Holandezët e humbën një penallti në minutën e 28-të.

Holanda tani është e dyta në Grupin B të kualifikimeve për Euro 2024. I ka 12 pikë, sa edhe Greqia në vendin e tretë. Por Holanda ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në ndeshjen tjetër të grupit B, Irlanda fitoi 4:0 në udhëtim ndaj Gjibraltarit. Irlanda i ka gjashtë pikë në vendin e katërt, ndërsa Gjibraltari mbetet në kërkim të pikës së parë.