Holanda ka shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Greqisë të enjten mbrëma. Holandëzët në “Philips Stadion” në Eindhoven dominuan në nisje të ndeshjes dhe realizuan tre gola.
Marten de Roon në minutën e 17-të, Cody Gakpo në minutën e 31-të dhe Wout Weghorst në minutën e 39-të, shënuan golat e fitores.
Holanda në Grupin B është e dyta me gjashtë pikë në tri ndeshje. Greqia ka po aq pikë në vendin e tretë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Irlanda e katërta ka tri pikë në katër ndeshje, kurse Gjibraltari është i fundit, pa pikë.