Danimarka ka shënuar fitore bindëse të hënën mbrëma kundër Greqisë. Danezët mposhtën grekët me rezultat 3:0 në Piraeus. Për Danimarkën ishte fitorja e parë nga dy ndeshje të zhvilluara kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Të premten kishte barazuar pa gola kundër Skocisë, por të hënën fitoi thellë ndaj Greqisë.
Golin e parë e shënoi Mikkel Damsgaard në minutën e 32-të. Në minutën e 62-të danezët dyfishuan epërsinë. Golin për 2:0 e shënoi Andreas Christensen, derisa golin e tretë për fitoren bindëse e shënoi Rasmus Hojlund në minutën e 81-të.
Danimarka e Skocia kanë nga katër pikë në grupin C. Tri pikë i ka Greqia, kurse Bjellorusia është pa pikë.