Danimarka ka shënuar fitore ndaj Bjellorusisë me rezultat 6:0. Ndeshja e zhvilluar të enjten mbrëma i takoi grupit C kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm.
Rasmus Hojlund dhe Anders Dreyer shënuan nga dy gola, kurse me nga një gol në fitoren e thellë kontribuan edhe Victor Froholdt dhe Patrick Dorgu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe fitore, Danimarka ka ruajtur vendin e parë. Ka shtatë pikë nga tri ndeshje. Pikë të njëjta ka edhe Skocia e vendit të dytë, kurse Greqia mbetet në vendin e tretë me tri pikë.
Bjellorusia është e fundit pa pikë.