Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dëshpëron Danimarka, barazon me Bjellorusinë

DAnimarka

Ka përfunduar baras 2:2 ndeshja mes Danimarkës dhe Bjellorusisë e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Mikkel Damsgaard e kaloi në epërsi Danimarkën në minutën e 11-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bjellorusia reagoi duke shënuar dy gola të shpejtë brenda tre minutave për ta përmbysur rezultatin në 2:1.

Fillimisht, Valeriy Gromyko, i barazoi shifrat në minutën e 62-të dhe tre minuta më pas, Nikita Demchenko, e realizoi golin e epërsisë, 2:1.

Danimarka nuk u dorëzua dhe në minutën e 79-të me golin që e realizoi Gustav Isaksen e barazoi rezultatin në 2:2.

Danimarka i prin Grupit C me 11 pikë. Skocia ka një pikë më pak një pozitë më poshtë. Greqia ka gjashtë pikë në vendin e tretë. Bjellorusia ka një pikë në vendin e fundit.