Sport

Fitore e madhe e Australisë

Australia ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në Kupën e Botës në Katar.

Në ndeshjen e parë të së shtunës, Australia fitoi 1:0 ndaj Tunizisë, që kishte përkrahje të madhe nga shikuesit në tribuna.

Por përkrahja këtë herë nuk kreu punë. Australianët shënuan për 1:0 në minutën e 23-të dhe më pas e mbajtën këtë epërsi deri në fund.

Mitchell Duke shënoi golin me goditje me kokë.

Në pjesën e dytë Tunizia u hodh në sulm në kërkim të golit, por pa konkretizuar.

Për Australinë është fitorja e parë.

Tunizia mbetet me pikën e fituar ndaj Danimarkës.


Australia në epërsi pas pjesës së parë

Australia ka shkuar në pushim midis pjesëlojëve me epërsinë 1:0 ndaj Tunizisë.

Australianët kanë shfaqur më shumë, ndërsa Tunizia kishte një rast të mirë fare në fund.


Australia në epërsi 

Australia ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Tunizisë.

Është Mitchell Duke që shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 23-të.


Filloi ndeshja mes Tunizisë dhe Australisë

Në stadiumin “Al Janoub” ka nisur ndeshja mes Tunizisë dhe Australisë.

Ndeshja i takon Grupit D të Botërorit në Katar.

Tunizia në ndeshjen e parë barazoi me Danimarkën, ndërsa Australia pësoi nga Franca.