Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi shkëlqen në fitoren e Argjentinës

Argjentina ka fituar me rezultatin 3:0 ndaj Hondurasit, në ndeshjen miqësore para Botërorit të Katarit.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Hard Rock” në Miami, ndërsa të pranishmit panë paraqitje mbresëlënëse të Lionel Messit, i cili shënoi dy gola.

Është ndeshja e 34-rt rresht për argjentinasit që nuk dinë për disfatë.

Golin e parë për Argjentinën e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 16-të. Ai u asistua nga Papu Gomez, i cili mori top tejet të mirë nga Messi.

Messi në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë realizoi nga penalltia, ndërsa golin e fundit në ndeshje e shënoi në minutën e 69-të, duke paraboluar portierin kundërshtar nga distanca.

Artikuj të ngjashëm