Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Natë historike për Lionel Messin

.

Lionel Messi e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer Kupën e Botës në futboll.

Superylli i futbollit ka realizuar “hat-trick” në fitoren e Argjentinës ndaj Algjerisë. Argjentina fitoi 3:0 në ndeshjen e së mërkurës në mëngjes. Ndeshja u luajt në Kansas City dhe i takoi Grupit J.

Messi shënoi supergol në minutën e 17-të për 1:0. I shtoi edhe dy gola të tjerë për njërën prej netëve më të mira në karrierën e mahnitshme. Për 2:0 shënoi në minutën e 60-të, kurse për 3:0 në minutën e 76-të. Është tregolëshi i tij i parë në Kupa të Botës, ku po paraqitet për herë të gjashtë.

Messi e la fushën në minutën e 80-të dhe u largua mes duartrokitjeve dhe thirrjeve të mëdha të tifozëve.

Ai e luajti ndeshjen e 200-të për Argjentinën, ndërsa tani i ka 120 gola.

Në Botërorë, Messi i ka 16 gola. E ndan rekordin për më së shumti gola me gjermanin Miroslav Klose.

Edhe Argjentina në epërsi me golin historik të Messit Botërori 2026 Argjentina në epërsi me golin historik të Messit

Ky megjithatë është vetëm fillimi për fenomenin argjentinas. Me Messin në fushë, Argjentina kërkon ta mbrojë titullin e botës.

Golat

Lexo përditësimet tjera
.

Historike, Messi kompleton “hat-trickun” e parë në Botëror

Lionel Messi e ka nisur në mënyrë të pabesueshme Kupën e Botës në futboll.Superylli argjentinas ka...