Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Argjentina, Brazili e Gjermania fitojnë miqësoret në prag të Botërorit

Boterori 2026

Kampionët e shumëfishtë të botës, Brazili, Argjentina dhe Gjermania i kanë fituar ndeshjet përgatitore për Kupën e Botës, të zhvilluara në mbrëmjen e së shtunës. Të gjitha këto përfaqësuese fituan me rezultat të ngushtë, ndërsa fitore shënuan edhe Anglia dhe Portugalia.

Cristiano Ronaldo, Vini Jr dhe Mohamed Salah luajtën në mbrëmjen me plot ndeshje, por Argjentina e pushoi Lionel Messin ndaj Hondurasit në Texas. Lautaro Martinez shkëlqeu me gol dhe asistim në fitoren 2:0. Simeone e shënoi golin tjetër për Argjentinën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brazili fitoi 2:1 nda Egjiptit në Cleveland. Bruno Guimaraes e realizoi golin e parë, ndërsa Endrick e shënoi golin e fitores me asistim të Raphinhas.

Zico shënoi për Egjiptin. Salah luajti në pjesën e parë dhe është dukur në formë të mirë.

Goli i Harry Kane ia siguroi Anglisë fitoren 1:0 ndaj Zelandës së Re, kurse fitore shënuan edhe Skocia e Belgjika.

Gjermania ka fituar 2:1 ndaj SHBA-së. Kai Havertz dhe Leroy Sane shënuan pë gjermanët. Golin e vetëm për amerikanët e realizoi Antonee Robinson.