Kupa e Botës do të mbyllet këtë fundjavë me ndeshjet Franca – Anglia, e vlefshme për vend të tretë të shtunën, dhe finalen Spanja – Argjentina, që zhvillohet të dielën.
Mediumi i njohur gjerman, “Kicker”, ka publikuar një shkrim ku tregon për avantazhet që kanë përfaqësueset në këto dy ballafaqime.
Për finalen e Botërorit ka shkruar se Spanja e ka avantazh faktorin e rikuperimit, pasi e ka një ditë më shumë pushim në krahasim me përfaqësuesen nga Amerika e Jugut.
Ka shkruar edhe për “rezervat e energjisë”, duke komentuar se Spanja ka kaluar në finale pa vështirësi dhe pa luajtur në vazhdime. Argjentina i kishte dy ndeshje 120 minutëshe.
Argjentina është mbështetur në shpirt luftarak, dhe natyrisht me faktorin magjik, Lionel Messi. Paraqitja e tij mund t’i ndihmojë Argjentinës ta mbrojë me sukses trofeun e Botërorit.
-
Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht
-
Gjysmëfinalet me yje të mëdha dhe rivalë të vjetër
-
Për herë të parë katër përfaqësueset e para në ranglistë kualifikohen në gjysmëfinale
-
Finalja e Evropianit - Stili i Spanjës kundër dëshirës së Anglisë
-
Pse finalja e Botërorit mund të jetë vendimtare në garën për “Topin e Artë”