Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jashari asiston dhe kompleton tjetër ndeshje me Luzernin

Ardon Jashari ka dhuruar një tjetër asistim në elitën e futbollit të Zvicrës.

Jashari 20-vjeçar që po kërkohet nga klube të Bundesligës gjermane, asistoi në golin e tretë të Luzernit që të shtunën në mbrëmje fitoi 3:1 në udhëtim te Grasshopperi.

Jasari që e kompletoi ndeshjen bashkë me Denis Simanin, asistoi në minutën e 65-të për golin e tretë.

Ismajl Beka e Lorik Emini ishin në bankën rezervë te Luzerni.

Shkëlqim Demhasaj luajti te Grasshopperi nga minuta e 76-të.

Luzerni ka 19 pikë në 13 ndeshje, dy më shumë se Grasshopperi që ka një ndeshje më shumë të luajtur.