Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj realizon në fitoren e Sociedadit

Adnan Januzaj e ka realizuar një gol sonte në fitoren 3:0 që Real Sociedadi e ka shënuar në udhëtim ndaj Real Betisit. Januzaj e realizoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 88-të.

Ai realizoi katër minuta pasi u aktivizua. Për Januzajn është goli i dytë i realizuar në La Liga këtë edicion. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me fitoren e shënuar Sociedadi e ka marrë kryesimin në La Liga me 11 pikë pas gjashtë xhirove, sa i ka edhe Villarreali që zë vendin e dytë. Real Madridi është i treti me 10 pikë pas pesë ndeshjeve.

Image