Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj 74 minuta në fitoren e Sociedadit

Sulmuesi i krahut, Adnan Januzaj ka startuar te Real Sociedadi që të dielën fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Getafes.

Ndeshja i takoi xhiros së 23-të të La Ligas spanjolle. Januzaj luajti deri në minutën e 74-t. Për të ishte paraqitja e 14-të këtë edicion. Ai ka dy gola e dy asistime.

Sociedadi është i pesti me 38 pikë nga 23 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm