Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj mbërrin në Sevilla

Adnan Januzaj ka mbërritur në Sevilla për ta kompletuar transferimin te klubi andaluzian. Ai do t’u nënshtrohet testeve mjekësore sot dhe do t’i bashkohet Sevillas si futbollist i lirë, pasi i ka skaduar kontrata që e kishte me Real Sociedadin.

Sevilla e ka pasur nisjen më të dobët në 41 vjet. E ka vetëm një pikë në tri ndeshjet e para. 27-vjeçari Januzaj do t’i bashkohet Sevillas pasi i kaloi pesë sezone te Real Sociedadi. Luajti në 168 ndeshje në të gjitha garat. Kontribuoi me 23 gola e 21 asistime.

Me Sociedadin e fitoi Kupën e Mbretit në edicionin 2019/20. Me Belgjikën ka 15 paraqitje. Karrierë më parë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, Borussia Dortmundi e Sunderlandi.