Adnan Januzaj nuk ka debutuar ende për Sevillan në La Liga. Januzaj ka qëndruar në stol edhe në ndeshjen e gjashtë që kur u iu bashkua si lojtar i lirë skuadrës spanjolle. Ekipi tij Sevilla barazoi të martën mbrëma me shifrat 1:1 përballë Valencias.
Ndeshja që zgjati 105 minuta të hënën mbrëma i takoi javës së dhjetë të La Ligas spanjolle. Januzaj për Sevillan ka luajtur vetëm në Ligën e Kampionëve. Në tri paraqitje ka luajtur 49 minuta. Januzaj 27-vjeçar iu bashkua Sevillas si lojtar i lirë, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
Ai ka luajtuar për Real Sociedadin, Manchester Unitedin, Borussia Dortmundin dhe te të rinjtë e Anderlechtit.