Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

James Rodriguez afër transferimit te klubi anglez

Foto: Getty Images

Ylli i Real Madridit, James Rodriguez, është afër që të kompletojë transferimin e tij tek Evertonit për 35 milionë euro.

Goal raporton se Goodison Park është destinacioni më i mundshëm për Jamesin, me Carlo Ancelottin që dëshiron ta ketë në radhët e veta 29 vjeçarin për edicionin e ri, transmeton KOHA.

Në gusht James kishte bërë një paralajmërim se ku mund të jetë e ardhmja e tij.

“Tashmë kam qenë në disa liga shumë të mira dhe të vetmet që mungojnë janë Serie A dhe Premier Liga, duhet ta shohim se ku dua të shkoj apo ku duan që unë të shkoj. Të shkoj në Angli do të ishte gjë e mirë, është top ligë”, ka thënë James.