Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni arrin marrëveshje me Jamesin

James Rodriguez

James Rodriguez do të transferohet te Evertoni.

Sipas mediave angleze, mesfushori kolumbian ka arritur marrëveshje me klubin anglez, transmeton KOHA.

Krerët e Evertonit raportohet se do t’i paguajnë mbi 20 milionë euro dëmshpërblim Real Madridit për lojtarin.

James te Evertoni do të bashkohet me trajnerin Carlo Ancelotti me të cilin ka punuar te madrilenët.

29-vjeçari pritet të prezantohet gjatë javës nga klubi anglez.