Pas largimit të Carlo Ancelottit nga Evertoni mund të largohen edhe dy futbollistët kryesorë.
Sipas mediave në Ishull, Jame Rodriguez dhe Richarlison nuk dëshirojnë të mbesin pjesë e klubit anglez për edicionin e ri.
James thuhet se u ka kërkuar drejtuesve të klubit ta shesin gjatë kësaj vere. James është në vitin e fundit të kontratës me Evertonin.
Largimin nga klubi anglez e ka kërkuar edhe sulmuesi Richarlison. Braziliani 24-vjeçar thuhet se dëshiron një aventurë të re.
Richarlison ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024.