Ons Jabeur ka avancuar në finalen e saj të parë të një “Grand-Slami”.
Të enjten, Jabeur mposhti Tatjana Marian 2:1 në sete, 6:2, 3:6 dhe 6:1, në turneun e “Wimbledonit”.
Tuniziania bëhet femra e parë arabe që shkon në finale të një turneu të madh, dhe afrikania e parë që shënon një sukses të tillë që prej vitit 1968.
Jabeur fitoi ndaj kundërshtares gjermane, Maria, e cila kishte arritur në gjysmëfinale të një “Grand-Slami” për herën e parë.
Ishte paraqitja e 35-të e saj në një turne madhor.