Bartësja e tretë e turneut të “Wimbledonit”, Ons Jabeur, nuk lejoi të mposhtej. Ajo i ruajti pesë “set-points”, dhe më pas fitoi ndaj Elise Mertensit me 2:0 në sete, 7:6 dhe 6:4, për të shkuar në çerekfinalen e dytë rresht.
Jabeur ani pse ishte duke humbur 6:3 në “tiebreak”, u kthye fuqishëm dhe e fitoi setin e parë.
Nuk pati telashe në setin e dytë dhe u kualifikua tutje.
Jabeur do të ballafaqohet me Marie Bouzkovan që nuk është bartëse e garës.
Të dyja garueset do të mundohen ta arrijnë gjysmëfinalen e parë të një “Grand-Slami”.