Ja Morant shënoi 49 pikë në fitoren e skuadrës Memphis Grizzlies 129:122 përballë Houston Rockets.
Memphisi ishte duke humbur me 16 pikë në çerekun e dytë, para se ta merrte avantazhin në periudhën e tretë të lojës, aty ku Morant realizoi plot 19 pikë, me saktësi prej tetë nga nëntë gjuajtje që i pati.
Ai shtoi edhe tetë asistime dhe dy bllokada në çerekun e katërt.
Ndërkohë, kampioni në fuqi, Golden State Warriors, e pësoi disfatën e parë të sezonit nga Denver Nuggets.
Nikola Jokiq shënoi 26 pikë te Nuggets.
MVP-ja i finaleve të ligës NBA, Stephen Curry, shënoi 34 pikë për “luftëtarët”.
Kevin Durant shënoi tre pikë 56 sekonda pa përfunduar takimi, dhe Brooklyn Netsi fitoi 109:105 ndaj Toronto Raptors.
Netsi që humbi me 22 pikë nga New Orleans Pelicans në ndeshjen hapëse të sezonit, për pak sa nuk e humbi ballafaqimin, ani pse kishte avantazh 100:88, pesë minuta para fundit.
Duranti e mbylli takimin me 27 pikë, ndërsa Kyrie Irving ishte koshashënuesi më i mirë te Netsi me 30 pikë e shtatë asistime.
Trae Young nga 25 pikët sa i pati në total, 23 prej tyre i shënoi në pjesën e dytë dhe e mbylli ndeshjen me 13 asistime, në fitoren e Atlanta Hawks kundër Orlando Magic, 108:98.