Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

IOC-ja suspendon Komitetin Olimpik të Rusisë

Bordi ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) e ka suspenduar Komitetin Olimpik të Rusisë “me efekt të menjëhershëm deri në njoftimin e ardhës”.

Ky suspendim vjen pasi Komiteti Olimpik i Rusisë ka shkelur Kartën Olimpike, duke i përfshirë në organet sportive, katër rajone të Ukrainës lindore.

Javën e kaluar, zyrtarët e Komitetit Olimpik të Rusisë provokuan duke përfshirë Donetskun, Khersonin, Luhanskun dhe Zaporizhzhian si anëtare të saj. Ky suspendim do të thotë se Komiteti Olimpik i Rusisë “nuk ka të drejtë të operojë si Komitet Olimpik Ndërkombëtar” dhe “nuk mund të pranojë financim nga lëvizja Olimpike”. Komiteti Olimpik i Rusisë e ka quajtur suspendimin si një “tjetër vendim kundër-produktiv me lëvizje të qarta politike”. Ukraina ka kërcënuar me bojkotin e Lojërave Olimpike “Parisi 2024” nëse nuk zbatohet dënimi i plotë i sportistëve rusë dhe bjellorusë.

Artikuj të ngjashëm