Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tjetër goditje për Rusinë, tani nga CAS-i

Apeli i Rusisë kundër Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për vendimin e suspendimit të anëtarësimit është refuzuar të premten nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

IOC-ja e suspendoi Komitetin Olimpik të Rusisë (ROC) me “efekt të menjëhershëm” në muajin tetor, për “shkelje të Kartës Olimpike”.

Komiteti Olimpik i Rusisë kishte përfshirë në organet sportive katër rajone të Ukrainës lindore.

Dhe suspendimi nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kishte ardhur menjëherë.

Ky suspendim do të thotë se Komiteti Olimpik i Rusisë nuk mund të operojë si Komitet Olimpik Ndërkombëtar dhe nuk mund të pranojë financim nga lëvizja Olimpike.

Edhe IOC-ja suspendon Komitetin Olimpik të Rusisë Sport IOC-ja suspendon Komitetin Olimpik të Rusisë

IOC-ja në dhjetor kishte vendosur që sportistët rusë e bjellorusë të marrin pjesë në “Parisi 2024” si neutral, pa flamuj, emblema apo himne shtetërore.

Lojërat Olimpike Verore në Paris nisin më 26 korrik dhe mbyllen më 11 gusht.